|
Post by Administrator on Jul 19, 2010 16:15:08 GMT -5
MALLI
Eshtë agonia e Shpirtit , Që vret ngadalë si kancer. Është ajo pritja ethëshme, Që parajsën e bën ferr. Është pranvera që iku Ëndra e lules së tharë… Malli është dashuria, Që vret të dashurit e ndarë. Është dhimbje frymëzimi, Që bëhet varg dhe melodi, Është mbishkim i përlotur, Shkruar mbi varr me dashuri.
|
|
|
Post by Administrator on Jul 21, 2010 21:04:39 GMT -5
Eksperienca
Gabime të pafajshme që kalojnë lehtë, Gabime që plagosin deri në shpirtë, Gabime ose faje që marrin jetë, Gabime, gabime, gabime vazhdimisht.
Gabimet tona që bëjmë në jetë, Gabime që ndonjëherë janë fatale. Gabime të mbledhura të bëra buqetë, Quajmë me krenari përvojë personale.
Gabimet si ato përrenjtë dhe lumenjtë Derdhen në detin e eksperiencës, Janë oqeani i vujtjeve të pafund, Që çojnë përpara njeriun dhe shkencën.
|
|