|
Post by Administrator on Jul 21, 2010 19:27:45 GMT -5
Ismail Kadare
M A L L
Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë te dy në një qytet, dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejleke Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç mu kujtua sot për dreq: "Te zgjuarit janë bashk ënë botë, Kurse të fjeturit janë veç".
Ne ç'ëndrër kemi rënë kaq keq, Që dot s'po zgjohemi vallë?... Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë per ty seç ndjeva mall
Kur të jesh mërzitur shumë Dritëro Agolli
Këtu s'do të jem, do jem larguar; Nën tokë i tretur si të tjerët, Në kafenenë e preferuar Nuk do më shohin kamarierët.
Dhe nëpër udhët ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thatë, Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur Një qiparis si murg i ngratë.
Ti do trishtohesh atëherë, Se s'do më kesh në dhomë të gjallë, Dhe, kur n ëxham të fryje erë, Do qash me erën dalëngadalë.
Po kur të jesh mërzitur shumë. Në raft të librave kërkomë, Atje i fshehur do të jem unë, N ëndonj ëvarg a ndonj ëshkronjë
Mjafton që librin pak ta heqësh Dhe unë do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshësh, Si një blerim pas një rrëkeje.
|
|