|
Post by Administrator on Jul 23, 2010 19:39:30 GMT -5
Rrëfimet gojore nga Etërit tanë.
Që kur fëmijë kisha një dëshirë që të mblidhja te gjitha rrëfimet dhe tregimet e të moshuarve të mençur. Përfat të mirë Korra kishte mjaft të tillë. Megjithse rrëfimet e tyre nuk u bënë ndonjë herë të njohura ndër masat e gjëra as njohën dritën e botimeve ndoshta kjo pë faktim se i përkisnin një zone malore të izoluar nga mungesa e infrastrukturës, të prapambetur dhe gjeografisht shumë të kufizuar. Ato ruajnë vlerën e tyre si traditë gojore dhe jane pjesë e trashgimisë Shqiptare që nuk duhet të humasin në harresë. Edhe pse te vogla nga rëndësia ato vlejnë shumë se janë dëshmi e origjinë për fëmijët tanë. Në to trasmetohen traditat, botkuptimi, mënyra e jetësës, ligjet dhe zakonet e asaj kohe, sikurse edhe fakte historie të, ose jo të drejtëpërdrejta e të tjera të kësaj natyre. Janë rrëfimet gojore të pa rëdësishme të banorëve të tillë që i bëjnê të rëdësishme përshkrimet e historianeve të epokave të ndryshme.
|
|
|
Post by Administrator on Jul 27, 2010 18:16:32 GMT -5
Histori nga Korra.
Fshati Korrë i takon Komunë së Funarit. Eshtë Fshati i fundit verior që i malësisë së Elbasanit. Kufizon në Jug me Mollagjeshin dhe Rrëzaveren, në Veri me Vakmonën dhe Shëngjergjin, në Lindje me Cërujën, në Perëndim me Fraveshin dhe Pashkasheshin, në Veriperëndim me Kllojkën.
Historia e Korrë i përket traditës gojore. Nuk mbahet mend të ketë shkruajtur dikush per Korrën apo në përgjithësi për zonat e Funarit. Ndoshta ndodhitë dhe bëmat ishin të një rëndësie shumë te vogë. Historianët janë të dhënë pas ngjarjeve më të bujshme. Korra gëzon një preardhje te pastër Shqiptare.
Banorët e saj i përkasin besimit Islam.
Koha e themelimit të fshatit Korrë mbetet e panjohur. Ajo është dhe do të mbetet e tillë deri sa një ditë kazma e arkeologut do të trokas truallin e saj dhe do të prishë qetësinë dhe heshtjen e shekujve dhe pa dyshim do të hedhë dritë mbi enigmaën e të shkuarës së saj .
Për vjetërsinë e Korrë dëshmojnë më së miri vendemërimet e shumta dhe mbiemrat e fiseve që kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë në këto troje.Nga vendemërimet më të njohura janë: Kodër Kishë, Lagja Shënapremte, Vorret e Krishterëve në Vrrinjë etj. Vijon......
|
|